Viti 2025 shënon një moment të veçantë për Bankën e Shqipërisë, e cila feston 100-vjetorin e themelimit të saj, një jubile që na fton të reflektojmë mbi historinë e institucionit dhe kontributin e tij në zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e Shtetit Shqiptar.
Në këto 100 vjet, banka qendrore ka marrë formën e tri institucione që përfaqësojnë tri periudha të ndryshme të historisë shqiptare: Banka Kombëtare e Shqipërisë (1925-1945), Banka e Shtetit Shqiptar (1945-1992) dhe Banka e Shqipërisë, nga prilli 1992 deri më sot.
Banka e Shqipërisë ka lindur si një institucion relativisht i ri në jetën e shqiptarëve, por me një rrugëtim të thellë institucional dhe profesional. Ajo ka vepruar në epoka të ndryshme politike e ekonomike, duke u përshtatur me përgjegjësi dhe duke qëndruar e palëkundur ndaj misionit të saj: garantimin e stabilitetit dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë. Në këtë 100-vjetor, prioritet mbetet forcimi i besimit dhe profesionalizmit në çdo hap të veprimtarisë sonë.
Gent Sejko
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë
Sot, ajo gëzon pavarësi të plotë në ushtrimin e rolit të autoritetit monetar të vendit, harton, miraton dhe zbaton politikën monetare të Republikës së Shqipërisë, mbikëqyr sektorin bankar dhe shërben si bankier dhe agjent fiskal i qeverisë. Ajo operon në mënyrë të pavarur për të siguruar stabilitetin e sistemit financiar të Shqipërisë, duke kontribuuar në përparimin e vendit drejt anëtarësimit në familjen evropiane.
Le të hedhim një vështrim në hapat që e kanë formuar atë.
1925 - 1944Banka Kombëtare e Shqipërisë
Në vitin 1925 u themelua Banka Kombëtare e Shqipnis, duke krijuar sistemin e parë financiar dhe monedhën kombëtare.
1945 - 1992Banka e Shtetit Shqiptar
Pas Luftës së Dytë Botërore, Banka e Shtetit Shqiptar u bë institucioni kryesor i ekonomisë së centralizuar, duke menaxhuar emetimin e monedhës dhe financat kombëtare.
1992 - 2025Banka e Shqipërisë
Me rënien e komunizmit, Banka e Shqipërisë u ristrukturua në vitin 1992, duke u bërë një institucion i pavarur dhe duke modernizuar sistemin bankar shqiptar.